Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmeKurti të hënën tha se reduktimet pothuajse janë hequr, ndërsa ministrja Rizvanolli...

Kurti të hënën tha se reduktimet pothuajse janë hequr, ndërsa ministrja Rizvanolli dhe KEDS pohojnë që reduktime do të ketë ende

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të hënën që reduktimet e rrymës pothuajse janë hequr, derisa gjendja në terren është ndryshe. Këtë e faktoi edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dje, ku tha se nuk jemi të sigurt 100% që nuk do të ketë reduktime.


Të hënën Albin Kurti ka shkruar një shkrim të gjatë në Facebook, për krizën energjetike në vend

Ai në këtë shkrim të dy ditëve më parë kishte thënë se falë shtimit të likuiditetit dhe subvencionimin e importit kanë arritur të stabilizojmë furnizimin dhe reduktimet pothuajse janë hequr.

“Unë dhe ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli jemi në komunikim të rregullt me KEK-un, KOSTT-in dhe ZRrE-në. Me shtimin e likuiditetit dhe subvencionimin e importit kemi arritur të stabilizojmë furnizimin dhe reduktimet pothuajse janë hequr. Po bëjmë krejt çka mundemi. Ju faleminderit për mbështetjen dhe ju lutemi për kursim e racionalizim të shpenzimit me aq sa mundeni”, ka thënë Kurti.

Në këtë postim ai kishte lutur qytetarët, megjithatë, të vazhdojnë të shpenzojnë energjinë elektrike në mënyrë racionale.

Ndërkaq gjendja në terren e kishte mohuar këto deklarata të Kurtit, pasi që e gjithë Kosova edhe këtë javë është duke u përballur me reduktime të energjisë elektrike, herë me nga 2 orë ose më shumë.

Këtë dje e ka dëshmuar edhe ministrja Artane Rizvanolli e cila ka thënë se Kosova mund të përjetojë ndërprerje të energjisë elektrike në fundvit.

“KEDS është duke vazhduar të mos nominoj kërkesën e duhur dhe të mos blej energjinë e duhur për të mbuluar pjesën e humbjeve të rrjetit të vetë dhe si pasojë e kësaj ne edhe pse e kemi dhënë subvencionin për të garantuar furnizimin për qytetarët nuk mund të jemi 100% të sigurt se reduktimet nuk do ndodhin për shkak të devijimeve të cilat po i bënë KEDS”, deklaroi ministrja e Ekonomisë, Artane Rivanolli.

Se do të ketë reduktime të energjisë ende, ka thënë edhe zëdhënësi i KEDS’it, Viktor Buzhala

Ai ka bërë të ditur se edhe nesër do të ketë reduktime të energjisë elektrike në Kosovë.

“Ne kemi marrë urdhëresë që edhe nesër të aplikojmë reduktime nga ana e operatorit të tregut KOSTT. Është e çuditshme kjo pasi që ne kemi siguruar gjithë energjinë elektrike që është e nevojshme për mbulim të kërkesës, por çfarë ka ndodhur me importimin e rrymës nga KEK-u nuk e dimë”, ka thënë Buzhala, në emisionin “Frontal”, në T7.

Buzhala deklaroi se sa i përket KEDS-it energji elektrike ka dhe se nuk do të duhej që të kishte reduktime.

Ndryshe Kosova tash e disa ditë është duke u përballur me reduktime të mëdha të rrymës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT