Saturday, May 11, 2024
BallinaLajmeRaportohet se Rusia e ka testuar me sukses sistemin e ri ajror,...

Raportohet se Rusia e ka testuar me sukses sistemin e ri ajror, S-550

Mediet ruse raportuan të mërkurën se Rusia e ka testuar me sukses sistemin e mbrojtjes ajrore, S-550.

Një burim i afërt me Ministrinë e Mbrojtjes i tha agjencisë shtetërore të lajmeve, TASS, se ky sistem mund të godasë anije kozmike, raketa balistike dhe caqe hipersonike në lartësi prej dhjetëra mijëra kilometrash.

Burimi shtoi se ky sistem është futur në funksion luftarak, shkruan Anadolu, përcjell Gazeta Express.

Mbrojtja ajrore e Rusisë tani përbëhet nga sistemet Pantsir për lartësi të ulët, sistemet S-350 deri S-500 për caqe të largëta dhe sistemi S-550 për hapësirën, tha burimi.

Më 15 nëntor, Sergey Chemezov, drejtor i korporatës shtetërore të teknologjisë, “Rostec”, tha se sistemi S-550 do të ketë aftësi për ta dalluar cakun më larg dhe më shumë shkathtësi për pengimin e raketave.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT