Thursday, September 29, 2022
BallinaLajmeDallimi i çmimeve të produkteve ushqimore në vitin 2020 dhe 2021

Dallimi i çmimeve të produkteve ushqimore në vitin 2020 dhe 2021

Viti 2021 ishte vit i rënduar për qytetarët e Republikës së Kosovës.


Përveç virusit vdekjeprurës Covid19 ata u përballën edhe me shtrejtimin e produkteve ushqimore.

Agjencia e Statistikave njoftoi në muajin tetor për një ngritje prej 5.7 për qind të çmimeve të konsumit. Ngritja më e lartë e çmimeve u shënua te buka, drithërat, mishi, qumështi, djathi, vaji, vezët, pemët dhe perimet.

Dallimi i çmimeve nga viti 2020 në vitin 2021 vërehet me të madhe, shkruan IneksOnline.

Sot në shumë qytete të Kosovës, një bukë është bërë 50 cent. Kurse, sipas ASK-së, një litër vaj ushqimor në muajin shtator 2020 kushtonte 1.06 euro, ndërsa një vit më vonë ky produkt shitet për 1.55 euro. Gjatë shtatorit të vitit të kaluar, një kilogram oriz ka kushtuar 1.38 euro ku sivjet kushtoi  1.44 euro, kurse një komplet me vezë gjatë muajit shtator janë shitur 2.61 euro nga 1.95 euro.

“Bukë dhe drithëra me 1.5 për qind, mish me 1.9 për qind, qumësht, djathë e vezë me 7.7 për qind, vajra dhe yndyra ushqimore me 28.2 për qind, perime me 19.7 për qind, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira me 2.1 për qind, pijet alkoolike me 3.8 për qind, duhan me 2.7 për qind, gaz me 10.6 për qind, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 4.6 për qind, karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 26.7 për qind, shërbime për transport me 2.2 për qind, shërbime telefonike dhe të telefaksit me 20.3 për qind, pushime të organizuara turistike me 8.9 për qind, shërbime hoteliere me 2.3 dhe shërbime financiare me 6 për qind”, thuhej në raport.

Përveç këtyre rritjeve në produkte ushqimore, është paralajmëruar edhe rritja e çmimit të faturave të energjisë elektrike.

Çmimi i energjisë pritet të rritet në muajin prill rreth 40 përqind.

Gjepi i qytetarëve vetëm u varfërua më shumë pasi asnjë ngritje page në sektorin publik dhe atë privat nuk u bë.

E, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për ngritjen e çmimeve premtoi se do iu dal në ndihmë qytetarëve me një pako masash.

Por të njejtat nuk janë publikuar ende.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT