Saturday, July 27, 2024
BallinaLajmePolicia ndërpret dasmën me mbi 300 dasmorë në Gjakovë

Policia ndërpret dasmën me mbi 300 dasmorë në Gjakovë

Një familje ka organizuar dasmë me mbi 300 të ftuar në fshatin Hereq të Gjakovës.

Me të marrë këtë informatë Policia e Kosovës ka reaguar duke e ndërprerë dasmën dhe shpërndarë dasmorët për shkak të shkeljes së masave anti-COVID.

Lajmin e ka bërë të ditur për Front Online zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

“Rreth orës 18:30, Stacioni policor në Gjakovë ka pranuar informatë se në fshatin Hereq, Gjakovë në lokalin “Fetah” është organizuar aheng familjar (dasma). Policia ka vepruar së bashku me inspektorët e AUV-it dhe nga ana e tyre (AUV) është shqiptuar dënim (gjobë), si dhe janë larguar të gjithë mysafirët”, tha ai për Front Online.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT