Friday, March 29, 2024
BallinaLajmePolicia sekuestron aparate për prodhim të kriptovalutave edhe në Vushtrri

Policia sekuestron aparate për prodhim të kriptovalutave edhe në Vushtrri

Pas shumë lokacioneve mbarë vendin, Policia e Kosovës ka sekuestruar pajisje për prodhimin e kriptovalutave edhe në Vushtrri.

Në një operacion të bërë në orët e mbrëmjes janë sekuestruar gjashtë aparate dhe 42 kartela.

“Sekuestrimi i aparateve dhe pajisjeve të dyshuara është bërë në fshatin Druar të Vushtrrisë, në kohën kurë njësia policore ka ndaluar një veturë me targa vendore, gjatë kontrollit të detajuar brenda veturës janë gjetur dhe sekuestruar 6 aparate me 42 kartela dhe mjete të ndryshme të dyshuara që shërbejnë për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftim.

“Lidhur me veprimet e ndërmarra dhe pajisjet e sekuestruara është njoftuar prokuroi i çështjes i cili ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e sekuestruara të merren autoritetet doganore. Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar drejtuesi i veturës i cili pas intervistimit është liruar në procedurë rregullt”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT