Këngëtarja e njohur Fifi është shumë aktive në rrjete sociale, ku së fundmi ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit.
Një ndër to e ka pyetur nëse është apo jo në një lidhje dashurie. Fifi ka treguar se ka shumë njerëz që janë të interesuar për jetën e saj private, por nuk ka dhënë një përgjigje konkrete.
Këngëtarja i ka bërë lëmsh të gjithë, teksa ka shkruar: Eh këtë përgjigje duan shumë njerëz ta dinë. Unë veç di të them se jam shumë e lumtur.