Monday, November 11, 2024
BallinaVitrina e libritCikël poetik me poetin Gafurr Bytyqi

Cikël poetik me poetin Gafurr Bytyqi

E SHPËTUARA E TË MADHES QË HUMBI

Nuk është veç një Ndre që e njihte Dheu

Nuk është veç një Lukë që me zana fliste

Nuk është veç Buzuku as veç Skënderbeu

A veç një Pal Engjëll që Zotit shqip i thërriste.

Zotit shqip s`ja thoshte vetëm Janjeva

As vetëm Bardhi…as vetëm Budi

Dhe Luka e Pali, Matrënga,Ndrea

Janë vetëm e shpëtuara e të madhes që humbi.

Kallej Arbëria dhe librat kalleshin

Po shpirti i shqipes ngritej mbi zjarr

Zanat arbërore gjithandej këndonin

Në këtë gjuhë shekujsh që kurrë s`u dvar.

……………………………………….

KADARE

Ka marrë udhën ku janë maja arti

Shpirt hyjnor shqetësimi a një valë deti

Xixëllin syri botë që flet prej së larti

Sup mbi sup me t`bukurën valle botës treti.

Fytyrë e një shkolle që ndrin në shkëlqim

Hapën krahët rreptë mendësi e shqetësimit

Në qiell yje plot arbri botës gëzim

Shkohet det i gjerë gjasë e një yllësimit.

Yllësohet gjuha nga n`pëllëmb sillet jeta

Jeta qeshet n`art a në gjungël terri

Në këtë pikë dhe bota mbeti ku unë mbeta

Botë e parajësuar nga anë të një ferri…

……………………………………………………..

BELAJA ME FRIKËN

Dua të t ‘jap zemër ty që fare s’ke

S’mundem të t’shoh dot se si motin shkon

Pse gjithkund të shkilesh ti që

për përbuzje s’je

Pse për t’folur zëshëm ende s’po guxon.

Shqitju asaj dore që ta shtrëngon hapin

Dorës së tretë shqitju që është dora jote

Sakaq ti do gjendesh n’shtigjet që diejtë hapin

Si një shumë i dashur i pritur n’ mote.

Merr guximin fol duhet jotja fjalë

E ç’më rri ashtu thuase n’bela je

N’bela qofsh me frikën, ç’e duron atë ngjalë

Shporre n’dreq t’mallkuar, gjuaje me rrufe.

………………………………………………….

E MIRA DHE E KEQJA

-Vihu përkrah të mirës,të të dojë

Zoti!

-Rreshtohu në anë të saj,të vërshohesh t’mirash!

-Të mirit s’lejon Zoti t’i shkojë për t’zi moti!

-Fushat e të mirit ngrohen e gufohen shirash…,-

-Nëse s’je pranë t’mirit,rriji larg të keqit!

-Mos e rëndo shpirtin për shtrenjtë as lirë!

-Mos u mashtro joshjesh të dreqit e stërdreqit;

-Zmbrapset rrugeje t’Zotit veç kush s’është i mirë!

*****************

K’so perlash të devotshmish në fjalë e zemër,

Besoj t’i janë përcjellur sakujt që ka vesh

E tyre pastaj t’visheshin me të

bardhën n’emër

A n’tundime të zezeje t’i fusnin veshët n’lesh.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT