Saturday, July 27, 2024
BallinaUncategorizedLille pas Edon Zhegrovës, Baseli kërkon miliona euro

Lille pas Edon Zhegrovës, Baseli kërkon miliona euro

Edon Zhegrova ka pasur paraqitje shumë të mira me Baselin në vitin e fundit, duke bërë që shumë klube të vihen pas tij.


Sipas Blick, anësori shqiptari që luan edhe për Përfaqësuesen e Kosovës, ka shumë gjasa që në janar të kalojë në Ligue 1. OSC Lille është në ‘pole position’ për t’i siguruar shërbimet e tij. Në garë është edhe Lyon, por edhe disa klube nga kampionati anglez, që janë vënë pas tij.

Zhegrova ishte i përfshirë drejtpërdrejt në 28 gola në 74 ndeshje me Baselin.

Basel nuk është se nuk do të donte ta largonte lojtarin për një shifër të lartë edhe pse kontrata e Zhegrovës është valide deri në qershor të vitit 2023.

Sipas Bild, Basel kërkon dikur nga 5 deri në 8 milionë euro.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT