Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritCikel poetik me poeten Arjana Fetahu Gaba

Cikel poetik me poeten Arjana Fetahu Gaba

LOTIN FSHEHA

Aty ku po puthen, deti me qiellin,

Jam midis reve, qe vallëzojnë,

Në fakt, ne buzët kemi larg,

Por zemrat, ende dashurojnë.

Lejleku i bardhë, është nis drejt teje,

Nga larg ka ardhur, të të thotë,

Po ti përcjell, pas tij ca fjalë,

Më erdhi rëndë e s’t’i thashë dot.

E mbajta veten, të mos kuptoje,

Pastaj, u shkreha nga dënesa,

Aktore s’jam, të luaj role,

Lotin fsheha, sa u tha vesa.

E di, u bëra pak tekanjoze,

S’kuptova zemrën, kur me ty isha,

Duhej te ikje, larg syve të mi,

Të kuptoja, sa të shtrenjtë të kisha.

Ndodh shpesh kjo, në jetën tonë,

I vlerësojmë gjërat, kur më si kemi,

Pastaj pendohemi, me mijëra herë,

Dhe veten tonë, se gjejmë ku jemi.

……………………………………………………..

Më merr malli për ato agime

Unë kam dashur që e vogël,

E doja veten të më donin,

Qaja kur mi krihnin flokët,

Qaja dhe kur s’më duronin.

I doja shoqet që të gjitha,

Dhe lojën doja shumë,

Inat merrja kur më tregonin,

Orën e drekës të flija gjumë.

Zemërohesha kur ndonjë film,

Më thonin s’është për ty,

Se s’mund të shihja dot të puthura,

Kur babi ish aty.

I doja këngët ti këndoja,

Ashtu pa fre, pak “Let it Be”

Dhe ndonjë libër të ndaluar,

Fshehur e fusja në shtëpi.

E doja dhe djalin që fërshëllente,

E që kurrë s’me vuri re,

Buzët i mbajta vetëm për vete,

Me kokën ulur e sytë përdhe.

E doja veten që të më donin,

Doja jetën dhe rrugën time,

Veç kisha frikë nga sy e gojë,

Se mos më kapnin në gabime.

E prap i dua ato kujtime,

Dhe ndonjëherë mbushem si re,

Më merr malli për ato agime,

Një lot shpëton e dot se fsheh.

Erdhi sot ajo ditë

…………………………………………..

Valë deti që shkumoni mbi brigje,

Sonte,

Mbaj mbi supe peshën e botës,

Prandaj ngjaj e kërrusur,

Më djegin sytë

Prandaj mi lani lotët.

Sot dashuria ime u tret me erën

Nga sot,

S’ka më nji,

Po dy të ndarë,

S’ka më ne,

Por unë dhe ai.

Shkëmbi i lamtumirës lëshon rënkime të mekura,

Tani,

S’kam më gojë,

As këmbë,

As shpirt,

Sirenë braktisur nga fati,

Që s’di ku të ikë.

Mbi buzë me ngatërrohen puthjet,

Me gjithë leshterikë.

Sot dua të dergjem,

Në shtratin tënd,

Pa pasur frikë.

Është e frikshme ikja

Kur zemrën ta zhvesh dhe të përplas në ajër,

Si një xhaketë të vjetër,

Detit tim të gjërë,

Unë sot mbeta në breg duke qarë pa zë,

Për mëkatet që nuk i kam bërë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT