Barcelona do të ndjekë nga afër të ardhmen e mbrojtësit Niklas Sule, i cili është në fund të kontratës me Bayernin dhe ende nuk e ka rinovuar kontratën.
Sipas Bild, Barça tashmë do të jetë në gjendje të flasë me qendërmbrojtësin 26-vjeçar gjerman, pasi lojtarit i kanë mbetur vetëm gjashtë muaj nga kontrata e tij.
Katalunasit po kalojnë në një fazë me probleme financiare, ndaj fakti që është në fund të kontratës e bën atë një objektiv shumë tërheqës