Kim Kardashian, edhe pse është duke kaluar një romancë të re me komedianin Pete Davidson, ende është e përfshirë në procedurat e vazhdueshme të divorcit nga ish-bashkëshorti, Kanye West.
Reperi madje ka një mesazh shumë të ashpër për Pete.
Ai ka dy fjalë për Pete në këngën e tij të re me The Game të quajtur “My life was never easy” .
Një pjesë e këngës është përhapur në rrjete sociale dhe dallohet qartë deklarata e tij e ashpër për të dashurin e ri të Kim Kardashian.
Gjatë këngës dëgjohen vargjet e tij: “Më shpëtoi Zoti që t’ia rregulloj qejfi Pete Davidson-it”.
Kënga supozohet të publikohet të premten mbrëma në orën 21:00 dhe fansat dyshojnë se “single” do të jetë pjesë e albumit të tij “Donda 2” dhe albumit të The Game “Drillmatic”, pasi klipi i këngës u postua nga të dy reperët në llogaritë e tyre të “Instagram”.