Për shkak të mungesës së dëshmitareve Adelina Ismaili dhe dy motrave të saj Zanfina dhe Ema Ismaili, në gjykimin ndaj Enver Sekiraqës, i cili po akuzohet për nxitje të vrasjes së Triumf Rizës, Gjykata Themelore në Prishtinë për sigurimin e tyre do të lëshojë urdhëresë për sjellje me anë të policisë.
Dëshmitaret ishin paraparë që të dëgjoheshin në seancën e së mërkurës, mirëpo kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Agim Kuçi kishte njoftuar se të njëjtat mungesën e tyre e kishin arsyetuar përmes përfaqësuesit të tyre, avokatit Alban Makolli, me arsyetimin se nuk gjenden në Kosovë dhe se nuk dihet se kur do të kthehen.

Gecaj, për të mos zvarritur procedurën, ka propozuar që të lexohen deklaratat e tyre në të gjitha fazat e procedurës, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Avokatja Kosovare Kelmendi, e cila e mbron të akuzuarin Enver Sekiraqa, është pajtuar pjesërisht me propozimin e prokurorit Gecaj, duke propozuar që të lexohen vetëm deklaratat e dhëna në shqyrtim gjyqësor, e jo ato në fazat e mëhershme, pasi sipas saj, mbrojtjes nuk i është dhënë mundësia e kundërshtimit të atyre deklaratave.

Me këtë rast do ta marrim edhe konfirmimin zyrtar nëse gjenden ose jo jashtë vendit”, ka thënë gjykatësi Kuqi.Seanca e radhës pritet të mbahet më 25 janar 2022.
