Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka kujtuar Presidentin e ndjerë, Ibrahim Rugova në prag të përvjetorit të tij të vdekjes.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli shkruan se kishte fatin ta njohtë nga afër ish-Presidentin Rugova, shkruan arbresh.info.
Pacolli thotë se nuk mendon se ka njeri që e do Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe që sot nuk ka ndjenjën e krenarisë për Presidentin tonë historik dhe veprën e tij.
“Nesër bëhen 16 vjet që kur presidenti historik Ibrahim Rugova ndërroi jetë. Unë pata fatin ta njoh nga afër dhe nuk mendoj se ka njeri që e do Kosovën e lirë dhe të pavarur dhe që sot nuk ka ndjenjën e krenarisë për Presidentin tonë historik dhe veprën e tij. Faleminderit President !🙏🙏🙏”, shkruan Pacolli.
