Sunday, December 1, 2024
BallinaLajmeOmicroni është tepër ngjitës, IKSHPK apel qytetarëve: Vaksinohuni

Omicroni është tepër ngjitës, IKSHPK apel qytetarëve: Vaksinohuni

IKSHPK ka bërë thirrje sot për vaksinim të qytetarëve në kohën kur situata epidemiologjike mund të përkeqësohet edhe më shumë në ditët në vijim.


Duke pasur parasysh se omicron po vazhdon të shtojë intensitetin dhe është varianti dominues në qarkullim, IKSHPK kërkon nga qytetarët të respektojnë masat antiCOVID, të shmangin udhëtimet, të qëndrojnë në shtëpi dhe të ajrosin ambientet e mbyllura.

Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mos grumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë”, thuhet në komunikatë.

Për më tepër, IKSHPK paralajmëron se varianti omicron është tejet ngjitës, andaj thotë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për t’u mbrojtur nga infeksioni i rrezikshëm.

“Vaksinat mund të merren çdo ditë në të gjitha institucionet e kujdesit parësor në komunën tuaj. Gjithashtu apelojmë për vaksinimin me dozën përforcuese dhe dozën e tretë që mund ta marrin të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç. Duke u vaksinuar vetë, ju mbroni veten, njerëzit për rreth jush, në rend të parë familjen”, thekson IKSHPK-ja.

Ndryshe, Kosova dje ka konfirmuar 2050 raste të reja me koronavirus.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT