Friday, July 26, 2024
BallinaVitrina e libritAnita Hoxha-Me shkruaj një leter...

Anita Hoxha-Me shkruaj një leter…

Me shkruaj një leter…

Më shkruaj një letër dashurie,
E dua të thjeshtë vetëm për mua…
Mos hidh në të dyshime xhelozie,
Më thuaj, më mungon… më thuaj, të dua !


Shkruam një letër, ca germa…ca fjalë !
Mallin e shpirtit shkruama, në rreshta…
Në vetminë time ta lexoj atë, ngadalë,
Dritareve, kur të qajë me poterë vjeshta !


Më shkruaj një letër, kur të mundesh
Putthjet e pa dhëna, ti vizatoj përqark…
Kujtimeve, si fëmijë mos përhumbësh,
Shkruam një letër për mua, nga larg..!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT