Tuesday, April 16, 2024
BallinaVitrina e libritAna Petani-Elegji.

Ana Petani-Elegji.

Elegji.

Nena ngre receptorin e qan
Alo …alo..bir si je?
Pergjigjet djali larg. ..matan
Nene o nene sa malle qe kam
E pyet per njerzit pa mbarim
Per shoket miqt te gjithe me radhe
Papritur zeri I djalit dridhet
Nje çast hesht. …e pastaj qan.
O nene pse s’vjen dhe babai
Me mua te flas ne telefon
Mos vall meri me mban akoma
Mos vall tani me s’me do
Ç’ti thosh nena e gjore atij
Per baban e tij te mjer
Qe vdiq me emrin e tij ne goje
E priste ta shihte ne dere.
E djali pret…larg pergjigjen
E pergjerohet me ngasherim
Mos vall nga bota eshte larguar
Kur une ika ne mergim?..
Me thuaj o nene te pergjerohem
Po te lutem si femi
Mos vall ka ikur nga kjo bote
Te verteten dua ta di.
Dhe nena qan e mbytur lotesh
E zemra çahet i behet cope
Valle djalin ta genjej
Apo te veteten t’i thote
Po djali ngul kembe si asnjeher
Me thuaj. ..me thuaj. .dua ta di
Se kur me babin u takova
Mora lot nga syt e tij.
Dhe nena i flet e deshperuar
E zemren e saj e ben gur
Çfare te te them une o bir
Ti nga shoket ke degjuar
Se mezi ju patem rritur
Me vuajtje e mundime
Ky ish fati i tyt eti
Kjo ish vuajtja ime
Iku larg dhe me hidherime…
Dhe nga larg telefoni
Bie per tok me gjemim
E nena flet i pergjerohet
Mos ik ,mos largo o bir.
Dhe çapitet çale çale
Dje ngadale veten qorton
Mos vall bera gabim
Qe ja thash ne telefon.
Dhe largohet e trishtuar
Duke ikur dalngadal
Dikush djalit duhet t’ia thoshte
Edhe nenen do ta fal..

Nuk di pse sonte mu.kujtuan
Këto vargje të hedhura dikur
Kur më ra një telefon
Dhe më thanë .Qëndro burrë
Nëna është shumë e sëmurë
Për atë të largët “udhë”
Nisu hajde,sa më parë
Se s’do ta shohësh kurrë.
Pak ditë më parë isha kthyer
Nga vendlindja ,o moj nënë
Të takuam dhe u çmallëm
Oh sa biseda që bëmë
Fluturoje nga gëzimi,se t’u mbush shtëpia plotë
Kur në derët’i na përcolle,përse u mbushe në lot?
Ndoshta nënë e kishe ndier,që do ikje tutje larg
Apo vallë s’kishe harruar, që të qortova për baban.??
Po unë të kisha falur,se e dija s’kishe faj
Nese nga unë je mërzitur ,
Po të them o nënë më fal
Mos më ik në atë botë e brengosur ,zemëruar
Se unë do vij prapë në shtëpi,si fëmija i penduar
Do kërkoj nëpër oborr,nënën që e lash tek porta
Se kur hipëm në makinë ,mezi të largoj motra…
Nënë e mirë o nënë e dhimbsur ,gabimin ma bëj hallal
Më prit se për ty jam nisur,të më shuash këtë zjarr
Të puth ballin e rrudhur,të të puth thinjat e bardha
Sa do doja nëna ime ,të më dilje prapë përpara.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT