Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritTaena Mata-Kur pata kaçurrela

Taena Mata-Kur pata kaçurrela

Kur pata kaçurrela

Dikur, ca kohë më parë,
I bëra flokët kaçurrela,
Kur më pe, sytë të qeshën
flakë e më thanë:
Sa bukur dukesh, në flokët
dredha-dredha

.
Me more nga dora e më çove,
Buzës së detit në dallgë të egra,
Atje pashë më të bukurit
trëndafilë,


Atë, me erën më të mirë këpute
dhe e fiksove te dredhat.


Dhe flisje e flisje papushim,
Fjalët e ëmbla me endje t’i dëgjoja,
Vështrime dehse e fjalë magjike
për dashurinë,


Sa desha atë moment fatlum,
pambarimisht të të përqafoja…
Ai trëndafil i kuq erëmirë,
që dikur e këpute
dhe e çove te dredhat,


Më vjen përmallisht
i dashur ndër mend,
kur dëgjoj këngë për
kaçurrelat…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT