Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritZymer Mehani-NDOSHTA....

Zymer Mehani-NDOSHTA….

NDOSHTA….

Ndoshta ka ardhur koha
Kur duhet fshehur dashurinë
E ta veshim me lecka zbatharakësh


Ndoshta koha ka ardhur
Kur duhet fshehur dhe besënikërinë
E ta mbrojmë prej të pabesësh e matrapazësh


Koha ndoshta ka ardhur
Kur duhet thënë zëshëm e vërteta
E ta ruajmë prej të ligjsh se na dënon jeta


Ka ardhur ndoshta koha
Kur dhe poezia është një padrejtësi
Sepse e thotë një të vërtetë që s’na pëlqen mua, këtij e atij

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT