Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota-PSE MË FSHIHESH. ?

Petro L. Sota-PSE MË FSHIHESH. ?

PSE MË FSHIHESH. ?

Në ç’do mbrëmje, unë të prisja,
Për çudi, si s’më erdhe mbrëmë,
Retë në qiell, për ty do i grisja,
Që ti të shihje, të bukurën hënë.


Do e ulja qiellin, si saç në tokë,
Që yjet t’i kapje, vetë me dorë,
Gjirin dritë, do ta mbushja plotë,
Me xixëllonja, edhe në kraharor.


Nuk më thua, çfarë të ndodhi,
Për ty meraku, të qetë s’më la,
Pritja e gjatë, sa shumë më lodhi,
M’u duk bota, si në mes u nda

.
Në mes u nda, por ti ku mbete,?
Në gjysmën tjetër, po të kërkoja,
S’mbeti më tokë, u mbyt në dete,
Mos hyre vallë, në varkë si Noja…?


Ah, ky dimri, qiellin e shkundi,
Dhe më s’u pamë, çfarë na gjeti,
Por unë kujtova, se ky qe fundi,
Si në tre ditët, kur u bë qameti.


Lartë po shihja, një qiell të zi,
Me shejtanër, dhe djaj në tokë,
Si Eva e zhveshur, po më rrije ti,
Me sy i shihja, por si prekja dot.


Se atë gabim, me buzët e tua,
Ashtu si Eva, nga ty se prisja,
Atë mollën tënde, ti ma jep mua,
Që vetëm unë, për ty të vdisja.


Vdis do thoshje, se shumë të dua,
Çdo ditë tek varri, do t’më qaje,
Por unë s’do i shihja, lotët e tua,
Që si pika shiu, varrin do e laje.


Dhe ashtu i vdekur, unë do të doja,
Por tani më shumë, që jam i gjallë,
Se n’ëndërr të shihja, e të kërkoja,
Po pse më fshihesh, ti mua vallë.?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT