Thursday, March 28, 2024
BallinaLajmeVajza e mitur u trafikua dhe u shfrytëzua seksualisht për muaj të...

Vajza e mitur u trafikua dhe u shfrytëzua seksualisht për muaj të tërë, bien në pranga dy të dyshuar në Viti

Vajzat e mitura vazhdojnë që të jenë të rrezikuara, për shkak se shumë persona të rritur arrijnë që përmes kërcënimeve dhe shantazheve t’i detyrojnë ato të bëjnë veprime kundër vullnetit të tyre. E si rrjedhojë, shumë shpesh ato janë viktima të trafikimit dhe keqpërdorimeve seksuale.

Me një ngjarje të trishtë dyshohet se është përballur për muaj të tërë një vajzë e mitur në Viti.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije pas zhvillimit të hetimeve nën masa të fshehta, është arritur që të zbulohet se një 20-vjeçar që nga muaji qershor i vitit të shkuar, ka detyruar të miturën që të kryejë marrëdhënie seksuale në motele në këmbim të parave.

E kontrollin mbi viktimën ai e ushtronte përmes kanosjes e shantazhit në forma të ndryshme, ndërkohë që pagesën në këmbim të shërbimeve seksuale i ka marrë për vete.

Po ashtu në prangat e Policisë ka rënë edhe një 35-vjeçar, i cili dyshohet se ka shfrytëzuar seksualisht të miturën.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarve t’u caktohet masa e ndalimit policor. 20-vjeçari do të hetohet për veprën penale ‘Trafikim me njerëz’, ndërsa 35-vjeçari për ‘Shërbime seksuale të viktimës së trafikimit’.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT