Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritFetah Maliqi-PËRMALLIMI

Fetah Maliqi-PËRMALLIMI

PËRMALLIMI

Ngrihem rebelisht në ëndërrime
Tretem në lugjet e verdha që lash
Pa kuptuar ç’do më sjell jeta ime
Ku desha unë e ty ku të lash


Kusarët e egër ta morën gjakun
Ikën pa mua në pafundësi
Asgjë s‘morën ikën e treten
Diku larg, larg në përjetësi


Shkëmbi i gjallë mbërthyer në letër
Dikush i këndoi në lahutë
E s’shpëtuam nga këngë e vjetër
Unë përherë do jam këtu


Ngado të shkoi në një vend tjetër
Me këngën timen në pambarim
Nuk shkëputem nga këngë e vjetër
Pa e përmbyllur këtë rrugëtim tim

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT