Thursday, March 28, 2024
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Poezisë sime!

Teuta Beqari Osmani-Poezisë sime!

Poezisë sime!

Ehh Poezia!
Poezia frymon, qan, qesh,
Loz, ecën, vrapon, fle, ikën, vjen
Ëndërron, gjallon, vdes
Si në ëndrra, e në realitet!


Ehhh poezia,
Nuk ka ditë të përcaktuar
As natë për të vërtetuar
Ajo jeton e e gjallë në trupin e njeriut
E e gjallë në shpirtin e njeriut
E gjallë në sy e në mëndje
E ndjerë në mish e në gjak
Si të ish një liri a prang
Deri në thua, a deri në varr!


E thua?!
A thua të jetë e pavdekshme si shpirti
Dhe poezia ime e vuajtur, e stërmunduar,
e braktisur, e masakruar, e gjunjëzuar, e zgjuar
E dështuar, e harruar, e mënjanuar…,
Derisa të përhumbet nga trupi ditën e qametit
E pastaj të gjej lirinë e shpirtit si e kërkuar…?!!


Ehh, poezia ime frymon
Si e zënë në lak
Si e futur në thesë
Nga të pamëshirshmit
Nga të pabesët
Nga të poshtrit
Hajduta, e fodullë
Ku është mbushur përplotë
Me maska e dyfytyrsh!


Ehh, poezia ime
Ku zgjej dot fjalë të të qaj
Të të ngushëlloj
Të të marr në krahë
E të fluturoj…
Atje ku prehen të qetë
Ëngjëjt përjetë!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT