Saturday, July 27, 2024
BallinaSportArsenali triumfon në derbin ndaj Man Unitedit

Arsenali triumfon në derbin ndaj Man Unitedit

Arsenali ka regjistruar fitore në derbin ndaj Manchester United, për të mbajtur gjallë ende shpresat për titullin e kampionit.

Derbi në “Old Trafford” përfundoi me rezultatin minimal 0:1. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 37-të dhe të parafundit në Premierligë, shkruan Gazeta Express.

Derbi i madh anglez u vendos nga goli i Leonardo Trossard, i cili shënoi në minutën e 20-të.

Arsenali pas kësaj fitore ka 86 pikë në krye të tabelës, vetëm një pikë më shumë se Manchester City.

Por, “Topçinjtë” tani kanë një ndeshje më shumë se kampioni në fuqi anglez.

Ndërsa, Man United ndodhet në pozitën e tetë me 54 pikë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT