Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritMarissa Rrasa Ashiku-Një buqetë

Marissa Rrasa Ashiku-Një buqetë

Ndihet fryma e trëndafilave
e tulipanëve të verdhë,
po kalon ai…
luleshitësi im i preferuar,
që përkëdhel çdo ditë kalldrëmin
e qytetit tim,
me petale trëndafili.


Mbi kokë mban një re,
i pikon mbi fytyrë e mbi supe…
fytyra e tij njomet,
me dëshirat e fëmijëve
lënë në Palestinë,
xhaketë e vjetër laget,
me dhimbjen që i djeg në stomak…
… dhe përsëri,
zëri i diellit i tingëllon ëmbël në sqepat
e tre zogjve të lënë në fole…


Për ta…
trëndafilat s’duhet të vyshken,
përndryshe
trishtimi do t’ia hante fjalët lutjes…,
(cila është ora e saktë
që vyshkja e luleve
mos ta zhys burrin në pezëm…?)


Ding-dong,
këmbanat e lutjes buçasin…
sot shpresa po zverdhet,
po plaket…
po sëmuret…


-Alhan, dua të t’blej një buqetë…
Për herë të parë në jetën time
nuk më dhanë bezdi lulet pa aromë…,
janë gjallë…
ende marrin frymë
nga ngazëllimi i tij…!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT