Wednesday, April 17, 2024
BallinaVitrina e libritDafiola Nepravishta-Mangalemi

Dafiola Nepravishta-Mangalemi

Yjet udhëtojnë rrugicave të gurta ,
Si xixëllonja ndalojnè dritareve,
Ku era e trëndafilave i ndjell
Ndezin dritat e èndrrave
Nè jastëkët e bardhë.

Qetësohen pragjeve të bardha ,
Thurrin historirat e lëna përgjysmë,
Me shtizat e plakave
Harruar sofateve
Secila ka një të tillë
Copëzat mbetur tashmë ,
Pengjeve të harresës .

Yjet udhëtojnë rrugicave të dobèsuara
E kur agon…portat hapen
Kërcitjet e eshtrave tingëllojnë
Bluar nga reumatizma,
Si zonjat e tyre.

E kur agon…
Ndihet aroma e kafesè,
Nga mullinjtë e lodhur.

Yjet arratisen,se ku nuk e di
Copëzat mbetur peng në harresë…
Shtizat thurrin histori.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT