Tuesday, March 19, 2024
BallinaTurizmiImer Hysa-Në QYTETIN PA MAKINA Kujtime nga Venecia.

Imer Hysa-Në QYTETIN PA MAKINA Kujtime nga Venecia.

Në QYTETIN PA MAKINA

Kujtime nga Venecia.

Ymer Hysa.

Vizitën në qytetin e magjishëm Venecia kishim ditë që e planifikonim. Meqë kishim vendosur ta kryenim në grup, na duhej të kombinonim gjithçka, motin, orarin e punëve, mënyrën e lëvizjes, orën e kthimit etj. Unanimisht u vendos dita e shtunë dhe udhëtimi të kryhej me tren.

Sapo mbërrijmë te stacioni i trenit Santa Luçia përballemi me magjinë Veneciane.

Edhe pse moti ishte i pa qëndrueshëm, preferuam qytetin ta shëtisim në këmbë për të parë e përshkuar më nga afër urat karaktristike veneciane, objektet, sheshet, e gjithcka tjetêr që ofron ajo.

Për ti ardhur në ndihmē vehtes blemë çadrat, por si për tu bërë sfidë atyre blemë edhe syza dielli.

Pas një vizite në Urën më të madhe të qytetit Urën Rialto, destinacioni kryesor i yni ishte drejtë Sheshit San Marko.

Për të arritur atje do të ecnim nëpër rrugica të kalldrëmta, jo rrallē herë të ngushta, të ndalonim nëpēr piazzale duke bërë fotografi, e duhej të hipnim nëpër shkallët e urave të shumta. Shpesh nga turistët e shumtë na duhej që ti hapnim rrugën njëri tjetrit. Të gjithë turistët, jo vetëm ata që vinin për herë të parë e kishin mëndjen si puna ime të i’u bënin fotografi objekteve karakterstike si dhe urave, apo gondolave të shumta të ankoruara pranë bareve e shesheve, apo edhe atyre në lëvizje me pasagjerë.

Qytet i magjishëm, i ndërtuar mbi ujë dhe i rrethuar nga uji, ndërtesa të stilit Gotik, harmonizuar kaq bukur me ato moderne njëkohësisht.

Në këtë qytet të zhurmshëm dhe nga më të veçantit e më të bukurit në botë nuk ka makina. Por kjo nuk e vështirëson aspak transportin publik të banorëve vendas dhe turistëve të shumtë. Ekzistojnë mjetet e transportit, por ato janë ujore, si anije, skafetaksi, gondola etj. Por mesa duket këtu njerëzit preferojnë të ecin në këmbë.

Ngado që ecim shohim turistë pa fund, dallohen jo vetëm nga gjuhët që flasin mes tyre, por edhe nga tiparet karakteristike të kontinenteve apo shteteve nga vijnë si kinezë, indianë, arabë apo europianë. Sot, mbase edhe pse është fundjavë mes asaj morie të pafund njerëzish do të binin në sy edhe nuse të reja që kishin zgjedhur “të sfilonin” beqarinë për herë të fundit te ky qytet i mahnitshëm. Do të binin në sy të rinj që festonin diplomimin në qytetin ku ndodhet Universiteti i Arkitekturës, një nga më të mirët në Itali.

Qyteti njihet prej shekujsh për përpunimin e xhamit dhe cilësinë e lartë të tij. Dyqane të shumta tregëtonin materiale prej xhami nga më të ndryshmit.

Jo vetëm pêr xhamin, ky qytet shquhet edhe për prodhimin e embëlsirave dhe veçanërisht për prodhimin artizanal të Gondulave.

Jeta e qytetit është e lidhur me turizmin e për rrjedhojë banorët vëndas e vlerësojnë të rëndësishme kulturën e sjelljes me turistët, vlerësojnë kulturat e ndryshme nga e gjithë bota, si gatimet tradicionale, pijet, suveniret etj.

Venecian nuk muk mund ta konceptosh pa karnavalet e saj, për rrjedhojë pa maskat, të cilat janë shndërruar në simbol të qytetit. Këtë e tregon dukshëm shumllojshmëria e tyre nëpër dyqane.

Në Venecia është Sheshi i Shën Markut, (Piazza San Marco) Ajo gjendet në zemër të qyetit. Sonilda dhe Jonida do të më shpjegonin për tē “Është shesh jo vetëm i bukur, por goxha gjigand, 180 metër i gjatë dhe 70 metër i gjerë. Ky është i vetmi shesh (piazza) në Venecia, pasi të tjerët quhen “sheshe të vegjël” (piazzale).

Është ndërtuar në shekullin e 9-të, por ka marrë formën dhe përmasat aktuale në vitin 1177.

“Piazza San Marko është pika më e ulët e qytetit, prandaj kur ka batica (Aqua Alta) êshtë vendi i parë që përmbytet”,do vazhdonte të mē shpjegonte Sonilda.

Ndërtesat më të famshme të sheshit janë: Basilika e Shën Markos, Muzeo Korrer dhe Kampanila, (kulla e Kambanes së Bazilikës) dhe Torra e Orës.

Bazilika e Shën Markos, që radha për tu futur brënda si vizitor sot kalonte kilometra për nga rreshti i gjatësisë së vizitorëve të magjeps.

“Në ballkonin e Kullës së Orës, dy figurina bronzi që përfaqësojnë Moors (myslimanët afrikano-veriorë) tregojnë orën. Gjatë Javës së Ngritjes Hyjnore (39 ditë pas së dielës së Pashkës) dhe Epifanisë, 3 Burrat e Mençur dalin nga ora të udhëhequr nga një engjëll çdo orë.

Nuk mund të lëshë pa përmendur kollonat e Shën Markut dhe Shën Teodorit. Statujat të ndërtuara me granit dhe mermer dhe të vendosura pranë hyrjes në vitin 1172.

Gjatë shekullit të 18 ekzekutimet publike kryheshin midis dy kollonave” do më habiste me shpjegimet e saj Jonida.

Edhe pse moti me shi, dhe pse vizitorë me mijëra dhe një pjesë e sheshit në restaurim, përveç se e vështirësonte, kurrsesi nuk mund ta frenonte entuziazmin e madh të vizitorëve të shumtë, të nuseve të reja, apo studentëve për të bërë fotografi, për ti ruajtur si kujtimin më të vyer të jetës.

Para se të hipnim në anije, për ta bërë rrugën e kthimit detare, marr si kujtim Çelësin e Qytetit, për tja bashkangjitur çelsave të qytetëve të tjerë që kam vizituar si Londra, Parisi etj.

Kthehemi me anije drejtë stacionit të trenit. Nuk resht asnjë moment duke bërë fotografi dhe video pallateve të veçantë dhe mjeteve lundruese karakteristike.

Sapo arrijmë të sheshi para Stacionit Santa Luçia, një grup qytetarësh iranianë dhe jo vetëm, protestonin për të drejtat e grave iraniane, protestë kjo e organizuar nga Organizata Iraniane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut me qendër në Itali. Kërkohej që gratë iraniane të burgosura, të lirohen dhe të ekstradohen jashtë vendit, kryesisht në një vend europian.

Kjo është Venecia, qyteti më i frekuentuar nga turistët e huaj, qyteti jo vetëm për venecianët, por për të gjithë. Mjafton të bëhet fjalë për të drejtat e njeriut dhe këtu protestohet. Kjo është Venecia që flet me gjuhën e mikpritjes, respektit e mbi të gjitha me gjuhën e lirisē e të demokracisë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT