Thursday, March 28, 2024
BallinaVitrina e libritValbona Kolaveri-TË LUTEM

Valbona Kolaveri-TË LUTEM

TË LUTEM

Të lutem
Ti ,që vetëm merr
E kurrë nuk jep
Shtrije dorën e mirësisë
Shpirtin dreqit mos ia shit


Bëhu i dhembshur
Dhe bujar
Vishe zemrën me dlirësi
E me të tjerë
Dahurinë ndaj


Të lutem
Ti, që nga goja,
Vetëm helm nxjerr
Mos u bëj
Frymor i mjerë


Zemërak,e inatçi
Me sy mërzie
S’ke pse rri


Shpirtin,
mos ngurtëso më shumë
Shpirti shpirtit
Pse ti veshë gunë?


Të lutem
Ti, që veç gjykon
E me gishta ther
Shih veç dritë
E mos u terr


Të lutem
Ti ,që veç përbuz
Hundpërpjetë
Hidhesh romuz
Mos u mbaj
E mos u mburr


Të lutem
Ti ,që vetëm grindesh
E mban inat
Shtrima dorën
Veç të duam
Bëjmë pakt

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT