Monday, November 11, 2024
BallinaSportE bujshme, Al-Hilal planifikon të thyej çdo rekord, arabët gati 1.2 miliardë...

E bujshme, Al-Hilal planifikon të thyej çdo rekord, arabët gati 1.2 miliardë euro për Leo Messi-n

Me kontratën e “pleshtit”, Leo Messi në prag të skadencës me “gjigandët” francezë të PSG, 7 herë fituesi i “Topit të Artë” është ende në kërkim të një klubi ku do të vazhdojë “aventurën” e tij të re.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, gjithçka pritet të jetë vetëm çështje orësh, me “katalanasit” e Barcelona, që janë në pritje të konfirmimit nga La Liga, ndërsa arabët e Al-Hilal kanë bërë gati për “pleshtin” ofertën më të majme të bërë ndonjëherë në botën e futbollit.

Kështu, një ndër faqet më të ndjekura përsa i përket merkatos futbollistike, “Footmercato” raporton se klubi i Al-Hilal ka bërë gati një ofertë prej 1.2 miliardë eurosh për 2 vite, pra 600 milion euro në sezon, për kampionin e botës me Argjentinën, me arabët që kërkojnë të shohin sërish një përballje Messi-Ronaldo, kësaj radhe në “shtëpinë” e tyre.

Sipas raportimeve nga “Footmercato”, vetë babai i “pleshtit”, njëkohësisht dhe menaxheri i këtij të fundit thuhet se e ka pranuar ofertën e arabëve, por pa patur një reagim zyrtar nga ky i fundit asgjë nuk mund të merret për bazë.

Ndërkaq, dihet se zgjedhja e parë e argjentinasit është rikthimin te Barcelona ​​por pasiguritë rreth planit të qëndrueshmërisë së klubit katalanas e kanë detyruar lojtarin të kërkojë opsione të tjera, ku ndër to është dhe një transferim i mundshëm te Al-Hilal. /i.m /abcnews.al 

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT