Saturday, July 27, 2024
BallinaSportBarcelona fiton ndaj Portos, siguron kualifikimin për në top 16 të Champions...

Barcelona fiton ndaj Portos, siguron kualifikimin për në top 16 të Champions League

Barcelona ka triumfuar 2-1 në shtëpi ndaj Portos në kuadër të rrethit të pestë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Skuadra katalunase ishte duke humbur pas gjysmë ore lojë, kur Pepe realizoi për mysafirët nga një asistim i Galeno.

Por, festa e portugezëve zgjati vetëm dy minuta, pasi Joao Cancelo i barazoi shifrat në 1-1.

Ishte minuta e 57-të kur Cancelo asistoi te Joao Felix, që realizoi për 2-1 dhe për tri pikë të reja.

Barcelona është lidere me Grupit H me 12 pikë, Porto dhe Shakhtari me nëntë, ndërsa Antwerpi e vetmja pa asnjë sosh. /Telegrafi/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT