Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritDritëro Agolli-GURI

Dritëro Agolli-GURI

GURI

Në fshatin tim prej vitesh s’kisha qenë
Dhe malli më kish djegur e zhuritur,
Atje më dukej hëna tjetër hënë
Siç thosh dikur Naimi mendjendritur.


Në çezmë ndala t’ia dëgjoja fjalët,
Që vetëm unë i merrja vesh aq mirë;
Por shkela në një gur të rrumbullakët
Dhe gjurin e dërmova në errësirë.


E mora gurin në pëllëmbë qetë
Dhe thashë i lodhur, zhytur në mendime:
“Për pak të shava keq, o gur i shkretë,
Sikur mos ishe nga vendlindja ime!”

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT