Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritELI LLAJO-KU SHKOΝ NJERËZIA

ELI LLAJO-KU SHKOΝ NJERËZIA


KU SHKOΝ NJERËZIA

Plumbat pa lëndë njerëzinë lëndojnë
Çunamet e nëndheshme thellë plugojnë
Meteoritët sillen rrotull anembanë
Vlojnë padrejtësitë si vullkan.

Ku ta hedh vështrimin mos të gjej lëndim
Tek ajo që josh, aty të hedh vështrim
Botës ku fëmijtë duhet të buzëqeshin
Dejet e tokës dhe të qiellit gjakun derdhin.

Një glob i përgjakur, mbështjellë në flakë
Si triko e shpuar që shqepet ngadalë
Lava e jetës horizontet i mbyll, i burgos
Ku shkoi njerëzia, jeta jonë ku shkon.

Përreth fluturon vdekja krahëzezë
Duke përhapur të sajën ,të qelburën erë
Gjen të çara e depërton kudo
Dhe frymën e jetës tonë e mbyll, e burgos.

E drejta deri kur padrejtësi do të pësojë
Në kurrën e kurrës bota jonë do shpresojë
Mes lotësh,të këqiash në ankth përpëlitet
Ndërsa globi kurrë s’ pushon të vërtitet.

Shqipëroi: Lefter ShomoK/536 e.l. α

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT