Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritBekim Blaku-Dhembja e poetit

Bekim Blaku-Dhembja e poetit

Dhembja e poetit

Një vargmal dhembje
Nga zemra e poetit
Thurur në varg
Për mua, për ty,
Ejani të shihemi, më shpesh, sy më sy
Kot të mos mbesim, nga njëri-tjetri larg
Vie dita s’na lanë as gjith uji i detit
Po s’provuam ca,të ndryshojmë kët gjendje


Nga mali plot dhembje
Në shpirtin e poetit,
Nje shkëmb u shkëput
Mori përjetësinë,
Në gji i la përjetësisht zbraztësinë
Aq shpejt iku, sikur ca u ngut,
Me teftik u rrokullis drejt detit,
E shpirtit t’poetit i fali të madhen dhembje.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT