Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritKumrie Avdyl Shala -DRITARE E PLUHUROSUR

Kumrie Avdyl Shala -DRITARE E PLUHUROSUR

DRITARE E PLUHUROSUR

Sot u mallëngjeva fortë kur
pash dritarën tënde të mbyllur.
Mëngjeseve të hershme shihja të hapur
duke e ajrosur dhomën tënde.

Dëgjoje dallëndyshet tek cicërronin,
dilje me vrap ti shiqoje nga gezimi
dhe «erdhën shtegëtarët», -thoje.
Strofullën ua kishe ruajtur me kujdes aty,
pranë dritares sate.
E sot, më erdhi të qaj,
lotët më rrodhën faqeve
kur pash të pluhurosur xhamat e dhomës sate.

Nuk do dëshiroja më të kaloj atypari
e ta rikujtoja nostalgjinë e kahmotshme.
Mu në atë rrugë loznim, qeshnin e qanim,
mbi atë mur, tani me rrethoja, pushonim,
E qeshura jonë ushtonte saqë,
edhe fqinjtë me ironi na shiqonin.

Sa më kishte marë malli ta shija atë dritare,
por jo kështu të pluhurosur si tani.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT