Saturday, July 27, 2024
BallinaSportA do të luajë në Kampionatin Botëror 2026? Ronaldo jep përgjigje të...

A do të luajë në Kampionatin Botëror 2026? Ronaldo jep përgjigje të prerë

Cristiano Ronaldo ka lënë të kuptohet se ai nuk ka gjasa të luajë nëKampionatin Botëror të vitit 2026 me Portugalinë pas katër vitesh.

Ikona portugeze ishte pjesë e skuadrës Selecao që u eliminua nga turneu në çerekfinale në vitin 2022. Ai pretendoi në atë kohë se ëndrra e tij për Kupën e Botës kishte përfunduar, pasi u la në stol për fazën e eliminimit.

Megjithatë, Ronaldo ka shijuar një kthesë nën drejtimin e trajnerit të ri të Portugalisë, Roberto Martinez, duke u rikthyer në formacionin fillestar. Ai ka shënuar pesë gola në katër ndeshje kualifikuese për Euro 2024 që nga Kupa e Botës në Katar.

Tifozët e tij do të shpresonin që kampioni evropian i Euro 2016 të jetë pjesë e ekipit në Kampionatin Botëror 2026. Sidoqoftë, superylli i Al Nassr nuk po shikon ende aq shumë larg, dhe së fundmi ai tha se nuk mund ta projektojë veten aq larg.

“Kampionati Botëror 2026? Do të jem i sinqertë, nuk mund ta projektoj veten kaq larg. Çdo gjë mund të ndodhë, unë dua të jetoj në këtë moment. Dua të kem një Kampionat Evropian të madh dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi 38-vjeçari.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT