Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritEnver Sahiti-Emrat që bënë histori

Enver Sahiti-Emrat që bënë histori

Emrat që bënë histori

Toponimet e lashtesisë
Nuk di ka humbën e ku janë tretë,
Vetëm emrat duam t’i themi
E asnjë nuk na bie në mend.

Kujtime t’bukura n’mendje na mbetën
Nga kohë t’vështira të historisë
Emrat e veçant që sot i ruajm
Ndër shekuj ishin virtyt n’Budrikë.

Si Gubavcat dy kodrina
Mbrenda ruajn një histori
Shumë varreza ruhen nën dhe
Dhe mbajnë në vete një histori.

Rrëz visoçës aty buzë rruge
Vend me shkurre e me plot t’panjohura
Prehen aty trupa n’shumë varre
Burra e gra nga fiset tona.

Te mullini buzë Morave
Na ekzistonte thonë dikurë
Vend kuven i shumë burrave
Ku bluhej fajla bashk me grurë.

Kodra e kishës rrin në heshtje
Si sirtarë i ruajtur n’shekuj
Mbanë mbi supe historinë
E gjenezës tonë t’pa epur.

Prap pran lumit mblidheshin rinia
Për të marrë ujë nga pusi
Se vetëm nga aty ai pihej
Se mixha Rrustë vet e pruni.

Te rruga te seishta qendronte
Një kurorë me fruta për merak
Ishin të egra po me plot shije
Quhej te dardha Ages Ilaz.

Emra plot kishte n’Budrikë
Ku lan nam e histori
Te bunari i Ages Jakup
Shuanin etje shumë bagëti.

Edhe vendi qe la emër
Ku njiheshim nga mbarë këto treva
Sa herë kalonin aty pari
Pinin ujë aty te Qeshmja.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT