Saturday, July 27, 2024
BallinaSportInter mund të fitojë Scudetton kundër Milanit

Inter mund të fitojë Scudetton kundër Milanit

Interi është në krye të Serisë A me 14 pikë përpara Milanit të vendit të dytë . Sipas përllogaritjeve, zikaltërit mund të kenë mundësinë për të fituar Scudetton në derbin ndaj Milanit në ndeshjen e 33-të të kampionatit. Nëse dy skuadrat do të arrinin në diferencë prej me 13, 14 ose 15 pikësh, do të ekzistonte mundësia që titulli të jepej pas asaj ndeshje.

Kur do të luhet Milan-Inter? Tema është delikate sepse kuqezinjtë do të jenë të zënë kundër Romës në Europa League në ndeshjen e dytë çerekfinale para derbit. Ndeshja do të luhet në ‘Olimpico’ më 18 Prill në orën 21:00, për këtë arsye po shqyrtohet mundësia e zhvendosjes së derbit në 22 Prill, në mënyrë që ‘Djalli’ të ketë pak më shumë kohë për t’u rikuperuar.

Komunikimi zyrtar nga Lega Serie A në lidhje me programin e ndeshjeve nga dita e 33-të do të arrijë nesër.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT