Friday, July 26, 2024
BallinaLajmeShqiptari dhe braziliani kapen me 260 kilogram kokainë në Slloveni

Shqiptari dhe braziliani kapen me 260 kilogram kokainë në Slloveni

Policia sllovene ka sekuestruar një ngarkesë të madhe kokaine, 260 kilogramë, në portin e Koperit pasi dy zhytës u pikasën pranë një anijeje që transportonte sojë nga Amerika e Jugut.

Lajmi është bërë i ditur nga agjencia sllovene e lajmeve “Sta”. Dy burrat, një shtetas brazilian dhe një shtetas shqiptar, mbërritën në port me motor deti përtej lumit Rizana. Ata u vunë re gjatë tentativës për ta nxjerrë kokainën nga valixhet.

Sipas medias sllovene, kokaina në tregun e zi kap vlerën e rreth 10 milionë eurove.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT