Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritPiro Millona Minella-...." Më the po vij dhe Unë po të pres...

Piro Millona Minella-….” Më the po vij dhe Unë po të pres me mall të pashuar….”

….” Më the po vij dhe Unë po të pres me mall të pashuar….”

…Mall, shume mall, na rikthehu ne vitet tona te rinise. Nuk eshte nostaligjia vetem, eshte malli i shumefishuar ketu brenda ne ate folezen e dashurise, qe ruhet aq thelle ne shpirterat tane.

Ma solli rrezja e diellit ne ate mengjes te bukur e te plote, ajo rreze qe me gjeti aty ne ballkonin tim qe kisha dale per kafene e ngrohte. Ato rreze, qe luanin me mua me perkeledhen fytyren. Edhe zemra filloi te punoje me ritmin e harruar te rinise, u mbush plot.

Mallin qe kam per ty u perzje me flladin qe eshte duke lundruar ne fushat, ku ne kete pranvere kane lulezuar lulet shume ngjyreshe dhe plot arome.

Dhe trendafili qe nenonkja ime e pelqente aq shume une e kam ketu afer meje ne ballkonin tim, dhe ai me solli mallin tend me aromen aq te mebel dhe aq shpresedhenese.

Malli qe kam per ty eshte aty ne muzgun qe ka mbeshtjelle diten, ne kohen qe ndahet dhe vendin ja leshon nates gjitheperfshirese

Bashke me muzgun edhe une me flladin do te vij tek ty ashtu si bleta qe vjen ne pranvere te marre nektarin per hojet e vet.

Mallin qe kam per ty vitet megjithese ikin nje e nga nje ma kane bere me te forte, asgje nuk ka ikur nga kujtimet e mia te bukura.

Kujtimet e tona jane plot ndjenja e pasione brenda, castet tona jane te paharruara, memgjithese loti nuk me komandohet dhe ka shkare lehte ne faqen time.

Malli me shtohet me shume kur del hena e plote dhe ma ben me sy. Edhe Hena pret qe te takohemi te dy se vetem ajo na njeh me mire se kushdo sa te dashuruar jemi.

E di qe do te vish si zogu i pare ne pranvere qe kthehet ne folene e vet te vjeter, ajo dallendyshe bisht gershere.

….Ketu do te pres, bashke ma dallendyshen ajo te rigreje folene e saj dhe ne te rigrjejme perseri me me forca cerdhen tone.

Te pres me mall……

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT