Saturday, July 27, 2024
BallinaVitrina e libritBesim Elezi -Diku je ti...!

Besim Elezi -Diku je ti…!

Diku je ti…!

E di, aty mund të bjerë shi..
Ftohtë bën, me siguri mërdhi
Një fjalë ty mundet mos të ngroh
Mua më ngroh mendimi, diku je ti..!


Diku mbase je fshehur pas një qelqi
Imazhin ta përcjell disi të zbehtë
S’di pse para më hedh ca copa dimri
Sytë m’i kthen në puse të shkretë..!


Strukur do të jesh në ndonjë streh..
Shiun pret të ndalet të shkosh diku
Ca shkulme ere të lozin nëpër flokë
Dhe nata rrëzohet mbi supet tu..!

E di, aty mund të bjerë edhe shi..
Ftohtë bën dhe ti mbase mërdhi
Mos prit, këtë herë s’do ti dëgjosh
Këngët që i kënduam veç unë e ti..!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT