Saturday, July 27, 2024
BallinaSportDistria Krasniqi fiton të bronztën në Grand Slam ‘Tbilisi 2024’

Distria Krasniqi fiton të bronztën në Grand Slam ‘Tbilisi 2024’

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam të xhudos në Tbilisi të Gjeorgjisë. Ajo e mposhti lehtë kinezen Yeqing Zhu me dy wazari të shpejtë.

Distria Krasniqi ndeshet për të bronztën në Grand Slam `Tbilisi 2024`

Xhudista kosovare Distria Krasniqi do të ndeshet për medaljen e bronztën në Grand Slam Tbilisi 2024. Në çerekfinale, kampionia olimpike humbi pas një ndeshje të gjatë me garuesen spanjolle, Ariane Toro Soler. E për të bronztën, Krasniqi do të ndeshet me kinezen Yeqing Zhu.

Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë e mposhti me Wazaari dhe Ippon, rusen Iana Zhilkina, ndërsa në xhiron e tretë mposhti me Wazaari, holandezen Naomi Van Krevel.

Pas asaj ndeshje ajo në repasazh u takua me zviceranen Binta Ndiaye, ku e mposhti me 3 dënime për Ippon.

E sot po ashtu është ndeshur edhe xhudistjas Flaka Loxha në 57 kg.

Ajo në xhiron e parë mposhti me 3 dënime për Ippon, koreanen Juhee Kim. Në xhiron e dytë e mposhti me 3 dënime për Ippon edhe spanjollen Malin Wilson Claret, ndërsa në xhiron e tretë, Loxha humbi nga serbja Marica Perisiq me dy Wazaari për Ippon dhe nuk vazhdoj tutje.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT