Sunday, June 23, 2024
BallinaSportKristjan Asllani tregon fëmijërinë dhe Interin: Të shihje gëzimin e 75 mijë...

Kristjan Asllani tregon fëmijërinë dhe Interin: Të shihje gëzimin e 75 mijë tifozëve ishte e pabesueshme

Kristjan Asllani është rrëfyer për VTrend në Itali. Nga fëmijëria, loja e parë me topin dhe ëndrra e vegjëlisë për të veshur fanellën zikaltër. Këto kanë qenë disa nga temat e cekura nga djaloshi i Kombëtares që luan për Interin në Serie A dhe pak javë më parë shënoi golin e parë me fanellën zikaltër.

“Jam rritur në Buti (Toskanë) nga mosha 2-vjeçare dhe aty kam goditur topin për herë të parë, në moshën 4 vjeç e gjysmë kam filluar të luaj me Butesin, por ndryshe nga tani kam filluar në ‘pozicione më të avancuara’, kam qenë më shumë sulmues.

Si fëmijë kam qenë gjithmonë në shesh duke luajtur me topin, të gjithë në Buti më njihnin për këtë. Unë kam një marrëdhënie të mrekullueshme me familjen time. Kur erdhi koha për të shkuar në Milano, ndjeva nevojën t’i merrja me vete. Me vëllanë tim të vogël jam shumë i afërt, ai ishte 11 vjeç në atë kohë. Nuk u mendova dy herë dhe i mora me vete.

Lidhja me Interin? Ndër të tjera jam tifoz me Interin dhe këtë pasion ma përcillte daja. Më kujtohet një derbi i fituar nga Interi, të cilin e kam parë si fëmijë shumë vite më parë, por besoj se të qenit tifoz i Interit ka lindur para kësaj, tashmë kur isha rreth katër vjeç.

Kur fola me Interin për herë të parë, nuk e besova. Edhe sot nuk mund ta përshkruaj atë që ndjeva. Ishte një po e menjëhershme, nuk mund t’i thoja kurrë jo kësaj skuadre. Isha shumë i lumtur.

Emocioni i golit të parë në San Siro? Të dëgjoja zhurmën dhe shihja festën e 75 mijë njerëzve, duke parë dashurinë e shokëve të skuadrës në fushë dhe atyre në stol që erdhën për të më përqafuar, ishte e pabesueshme. Ishte një emocion vërtet i papërshkrueshëm.

Për gati dy vite tek Interi nuk kisha shënuar ende dhe kjo më rëndoi pak. Kur pashë topin të hynte në portë, nuk kuptova më asgjë, ishte vërtet e papërshkrueshme”, tha Asllani./Report tv/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT