Sunday, June 23, 2024
BallinaSportNga dy yje në secilën pozitë – Real Madridi i sezonit të...

Nga dy yje në secilën pozitë – Real Madridi i sezonit të ardhshëm duket i frikshëm me Mbappe, Davies dhe Alexander-Arnold

Real Madridi në edicionin e ardhshëm 2024/25 pritet të jetë shumë i frikshëm, pasi përveç yjeve aktualisht që ka në skuadër, synon edhe tri transferime të mëdha. Los Blancos mburren me faktin se në mesin e tyre kanë yje si Jude Bellingham, Vinicius Junior, Eder Militao dhe Aurelien Tchouameni.

Megjithatë, drejtuesit e klubit mbretëror nuk duan të ndalen me kaq pasi synojnë transferime të mëdha në afatin kalimtar të verës.

Me afrimin e verës, skuadra e Real Madridit për sezonin e ardhshëm po merr formë. Marrëveshja e spekuluar prej kohësh për Kylian Mbappe duket se është praktikisht e mbyllur, me francezin që pritet të bashkohet me Los Blancos si një transferim i lirë në qershor.

Por, përforcimi me yllin e sulmit është vetëm fillimi. Los Blancos po shikojnë gjithashtu një përmirësim të mbrojtjes, me yllin e Bayern Munich, Alphonso Davies që shfaqet si objektivi kryesor për pozicionin e krahut të majtë.

Ata nuk do të ndalen as te Davies. Raportet e besueshme thonë se Real Madridi mund të marrë edhe Trent Alexander-Arnold nga Liverpooli këtë verë.

Me këto përforcime dhe lojtarët, mund të imagjinojmë se si do të ishte thellësia e skuadrës së Real Madridit, duke ardhur me një përfundim se thjeshtë do të ishin të pamposhtur.

Real Madridi i sezonit të ardhshëm

/Telegrafi/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT