Sunday, June 23, 2024
BallinaSportXavi mund të ndërrojë mendje për Barçën

Xavi mund të ndërrojë mendje për Barçën

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka paralajmëruar se Xavi mund të mbetet kryetrajner i ekipit edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Xavi në fund të muajit janar kishte thënë se do të ofrojë dorëheqje gjatë verës.

44-vjeçari kishte insistuar se klubi ka nevojë të ndërrojë dinamikën, por që prej njoftimit të tij për largim, forma e ekipit është ngritur, duke fituar shtatë nga dhjetë ndeshjet në të gjitha garat.

Barça është e dyta në tabelë me tetë pikë prapa Real Madridit dhe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të përballet me Paris Saint-Germainin.

Barça ka deklaruar se dera është e hapur për Xavin që të qëndrojë si menaxher dhe këtë e ka konfirmuar edhe Laporta.

“Them se për ato që do të ndodhin te Barça do të presim deri në fund të sezonit sepse nuk do të bëjmë asgjë deri në vendimin e Xavit”, ka thënë Laporta për Mundo Deportivo.

“Nëse ai vendos të largohet dhe për ata që do të duan të vijnë te Barça, do të presim. Për ata që nuk presim, është në rregull, kemi një zgjidhje”.

“Më pëlqen Luis Enrique, është shumë i mirë, por nuk kemi folur me atë ose me dikë tjetër sepse e respektojmë Xavin”, ka thënë Laporta./Reporteri Net/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT