Sunday, April 28, 2024
BallinaSportZbulohen favoritët e hershëm të Topit të Artë – befasi në mesin...

Zbulohen favoritët e hershëm të Topit të Artë – befasi në mesin e favoritëve

Ceremonia e Topit të Artë për vitin 2024 do të zhvillohet në Theatre du Chatelet në Paris të Francës më datë 28 tetor.

Kanë mbetur më shumë se gjysmë viti para se të shpallet fituesi i çmimit më të madh individual për futbollistët, Topi i Artë.

Por, shtëpitë e basteve kanë përcaktuar tashmë favoritët, ku nuk mungojnë befasitë në renditje.

Sipas probabiliteteve të ofruara nga Megapari, ylli i Real Madridit, Jude Bellingham kryeson shanset për të fituar me kuotë 4.0 apo 25 për qind probabilitet.

Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe është i dyti afër me 4.5 (22.2 për qind shanse), ndërsa pas tij vijnë Harry Kane i Bayern Munich dhe ylli i Manchester Cityt, Erling Haaland, me të dy sulmuesit që kanë kuotë 5.5 me 18.2 për qind shanse.

Shoku i skuadrës së Haaland, Rodri është gjithashtu në top 5, por shanset e tij prej 10 për qind apo kuotë 10, sugjerojnë që lojtarët e basteve nuk kanë shumë besim tek ai.

Befasia ndoshta është tek fituesi i tetëfishtë i Topit të Artë, Lionel Messi, i cili gjenden i gjashti, edhe pse larg kampionateve evropiane.

Argjentinasi ka tashmë tetë Topa të Artë në kabinetin e tij të trofeut, por shanset e tij për të shtuar trofeun e nëntë janë të barabarta me atë të Rodri: 10.0 (10 për qind probabilitet).

Sigurisht, Messi mbetet ylli më i madh në Inter Miami, por zakonisht, vetëm lojtarët nga ligat më të mira evropiane e fitojnë Topin e Artë. /Telegrafi/

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT