Monday, May 13, 2024
BallinaVitrina e libritBlerina Behari -SYTË DHE SHPIRTI

Blerina Behari -SYTË DHE SHPIRTI

SYTË DHE SHPIRTI

Trajektore
Një puthje nga larg syri dêrgoi i uritur
fshehu gjithë mall kaltërsinë e
mbuluar
në qerpikë me
lot të ëmbël,
rendi drejt të panjohurës.
Në rruge të kaltra vrapoi drejt diellit,
u josh në dendurinë e reve gënjeshtare;
ashtu i hutuar rendi drejt tokës i etur.


Aty u struk
e ndërtoi shtëpizen e tij,
U ngrit në fluturim shpresash të venitura;
në zemër të qiellit duke u shpëlarë;
në sytë e kaltërsisë lart fluturuan;
u endën të çuditura nga pafundësia.
Më kot shpresuan në ditët e vrara;
në guacka dëshirash u mbyll lumturia.


Ndër pemë kujtese harxhoi ëmbëlsinë;
drejt fundit të shpresës kërkonte dashurinë;
U mbyll në guacka margaritarësh të ftohta,
u tulat duke psherëtirë
e mërmëritur .
E mbylli me çelës ëndrrën e kristaltë;
u fsheh lart në qiell
i vetëm duke pritur.
Sytë dhe shpirti
nën margaritar ,
Shpresa u end jetim
rrugëve të kaltra të universit,
e lumtur duke ëndërruar përjetësinë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT