Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale, ka arrestuar të dyshuarin për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë, J,S.
Arrestimi i tij është bërë në pikën kufitare në Bërnjak, teksa dyshohet se veprën penale e ka kryer në Gjakovë.
“Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale ‘Krime lufte kundër popullatës civile”, njofton policia.