Juventusi nuk po arrin assesi që të këndellet, teksa sonte regjistroi ndeshjen e katërt rresht pa fitore në Serie A.
Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri pësoi humbje në udhëtim ndaj Lazios, në kuadër të javës së 30-të, shkruan Gazeta Express.
Ndeshja e zhvilluar në “Olimpico” përfundoi me fitoren minimale të vendasve 1:0.
Golin e vetëm dhe të tri pikëve për lacialët e shënoi në fundin e ndeshjes, Adam Marusic (90+3′).
Lazio pas kësaj fitore ka 46 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë në tabelë.
Juventusi mbetet i treti me 59 pikë. /Gazeta Express/