Sunday, October 13, 2024
BallinaVitrina e libritPetro L. Sota -KRENARIA LUSHNJARE

Petro L. Sota -KRENARIA LUSHNJARE

KRENARIA LUSHNJARE

Në ato pak rrudha,
Që ballin ta ndriçojnë,
E qeshur, të rri buza,
Margaritë moj…

Margaritë moj,
Shpirtin tënd, ke tretur,
Sa herë të shikojmë,
Si ikonë, ke mbetur,

Ke mbetur, ikonë,
Si e shën Mërisë,
Asnjë s’të harron,
Me “Pyllin e lirisë”,

Në “Pyllin e lirisë”,
Shtëpinë ta dogjën flakë,
Ishte kohë e zisë,
Kish ndodhur në Divjakë…

Shumë dua të flasë,
Të gjitha t’i përmënd,
O yll i kinemasë,
Sa shumë dritë ke lënë…

Dritë ke lënë në jetë,
E ke tundur fare,
Në shpirtin tonë ke mbet,
Krenari Lushnjare…

Në thellësi të zemrës,
Si një ylber me rrath,
Në rolin e nënës,
Dhe tek “Dimri i madh”…

Por, sa shumë janë,
Gjithë rolet e bëra,
Një vjershë dot si mbanë,
Që ti them të tëra…

Të tëra që ti them,
Më duhen shumë netë,
Më shumë, se Shekspiri,
Që shkroi një “Hamlet”…

Një “Hamlet” që shkroi,
Dhe brënda tragjedisë,
Por teatri do të kujtoi,
Me rolin e “Ofelisë”.

Dhe në shumë të tjerë,
Që koha i numëron,
Do mbetesh, ti përherë,
Për ne, si një ikonë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT