Monday, October 7, 2024
BallinaLajmeI mbijetuari i masakrës në Gjakovë: Vajza e djali i vëllait trashëgojnë...

I mbijetuari i masakrës në Gjakovë: Vajza e djali i vëllait trashëgojnë emrat e nënës dhe vëllait të vrarë

Në Frontal të T7, Bekim Demjaha i mbijetuar i masakrës rrëfeu ndjesinë që ka kur shkon tek varrezat e familjarëve, që u vranë në masakrën që forcat serbe e kryen në Gjakovë në mesnatën mes 1 dhe 2 prillit 1999.

“Ndjehem edhe mirë edhe keq. Ndjehem mirë se sot ne jemi të lirë, por ndjehem keq që ata nuk janë“.

Bekimi tregoi se familjarëve iu trashëguan emrat e të vrarëve.

“Po çika e ka emrin e nanës, Afërdita, e vëllai tjetër ia ka trashëgu emrin e vëllait të vrarë, Argjend“.

Mes lotëve, Bekim Demjaha tregon se e kanë veç një fotografi të përbashkët me vëllezërit.

“Kjo fotografi ka qenë kur Argjendi i ka pasë 2 vjet ose 3. Kjo është ndjenjë e mirë se jo që ne e kemi dasht Argjendin por e kanë dashtë krejt lagjja… Nuk mundem me mbajt edhe shumë sene mend për to, se andrrat e tij janë shuar si 5 vjeç”.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT