Thursday, May 16, 2024
BallinaVitrina e libritLulëzime Malaj-Akuarel pranveror

Lulëzime Malaj-Akuarel pranveror

Akuarel pranveror

Perëndoi koha jote për sivjet,
dimër, s’di pse s’po largohesh?!
Mjaft tund e shkund dëborë,
ik të lutem, ik të çlodhesh!


S’e sheh që zbriti pranvera,
çastet e fundit po ti numëron?!
Nga kurorë e bukur e bajames
dëborë e shkrirë po pikon!


Hipur kalit të bardhë të borës,
erë e prillit vjen e brishtë,
në duar mban një luledele,
i shkëlqen unazë në gisht!


Hapi portat erë e prillit
kurora pemësh buisën!
Me bisqe të brishtë ulliri
zogjtë e paqes larg u nisën!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT